Një ftesë zyrtare për në SHBA, kreut të PD Lulzim Basha i erdhi sot nga Amerika në selinë e PD përmes Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Në përfundim të takimit që zgjati një orë në selinë e PD Escobar u shpreh se e presin Bashën sa më parë në Ëashington, duke i dhënë përmes kësaj ftese një mbështetje të madhe liderit demokrat në këtë betejë që ka me ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “Non Grata” nga SHBA.
“Jam i kënaqur që jam në Tiranë është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazimin e tyre ndaj natos dhe integrimit europian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet.
Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me Pd, pres ta takoj Bashën në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.
Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Në selinë PD u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.