Escobar: Jemi të prekur, serbët po vuajnë nga vendimi për dinarin

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në një vizitë në Pejë, prej ku ka takuar pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë dhe të rinj nga komuniteti shqiptar, serb e boshnjak në këtë komunë. Qytetarët serbë në Kosovë, sipas tij po ndikohen shumë dhe po vuajnë nga vendimi për dinarin.

Në një deklaratë për “Radio Gorazdevac” nga atje, Escobar ka thënë se vizitoi qytetin e Pejës për të parë nga afër se si vendimi për dinarit po ndikon te qytetarët.

“Desha të vij në këtë qytet, për të dëgjuar nga dora e parë e qytetarëve se si po ndikohen nga vendimi i BQK-së. Është e vështirë t’i dëgjosh këto histori dhe mos të prekësh. Komuniteti këtu po vuan me të vërtetë. Ka njerëz që po përballen me problem të vërteta, për shkak të mungesës së mundësive që të marrin pensionet.” – ka thënë ai.

Pak orë para takimin me kryeministrin Albin Kurti, Escobar nga Peja ka thënë se “dëshiron me të vërtete që të punojë me Qeverinë e Kosovës, me shpresën për të gjetur një zgjidhje urgjente”.

Ai ka thënë se komuniteti serb është prekur nga rregullorja për ndalimin e dinarit dhe se “ShBA-ja dëshiron që serbët në Kosovë të jetojnë në kushte sigurie”.

“Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të. Dhe sa i përket Qeverisë së Kosovës, ata kanë përgjegjësinë për ta arritur këtë dhe ne do t’i mbajmë përgjegjës për këtë.” – ka thënë ai.

Të ngjashme