Escobar: Kosova e SHBA-ja kishin raporte me të mira në të kaluarën

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të lartë amerikan vazhdojnë të theksojnë se Kosova aktualisht nuk i ka raportet në nivelin me të mirë me SHBA-në, raporton Ekonomia Online.

Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në një intervistë për Atlantic Council, ka deklaruar se në të kaluarën, Kosova kishte raporte me të mira me Amerikën në të kaluarën, se sa tani.

Megjithatë, ai shpreson që këto raporte do të përmirësohen sepse SHBA-ja dhe QUINT-i kanë vullnet për një gjë të tillë.

“Do të thosha që Kosova ka pasur një raport të mirë me SHBA-në në të kaluarën. Është një raport sfidues. Siç kam thënë më parë, SHBA është e përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë. Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. SHBA mbetet shumë pro-Kosovës. Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan. Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit. Por thënë këtë, s’është sekret që kemi pasur sfida në të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës. Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin”, ka thënë Escobar.

Të ngjashme