Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka shkuar atje për vizitë.
Në disa fotografi të publikuara nga Lajmi.net, veturat zyrtare të Ambasadës së Amerikës shihen në oborrin e manastirit.
Kjo vizitë e Escobar vjen vetëm pak orë para së ai të takohet me kryeministrin Kurti.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.