Zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, në një konferencë të mbajtur sot për media pas zhvillimeve në Bruksel dhe diskutimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Escobar është pyetur nga Gazeta Express nëse SHBA’ja do të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi siç ishte më parë Richard Grenell.
Ai ka thënë se një gjë e tillë mbetet të shihet nëse do të ndodhë, megjithatë thotë se ai vetë është përfaqësues i State Departament në rajon dhe se do të jetë aktiv dhe i hapur për gjetjen e zgjidhjeve bilaterale në koordinim me BE-në.
“Ajo mbetet të shihet, por në të njëjtën kohë, unë jam përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit në rajon dhe këtë e marr shumë seriozisht, do premtoj që të jemi aktiv sado që të mundem dhe i hapur për gjetjen e zgjidhjeve bilaterale në koordinim me partnerët nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Escobar në pyetjen e Gazetës Express.