Në SHBA-të e mbërthyera nga ajo që është quajtur vorbulla polare, po ndodhin çdo ditë e më shumë fenomene të pazakonta.
Për shembull, në Iowa, temperaturat janë ulur aq shumë saqë një banoreje i kanë ngrirë flokët e lagur. Taylor Scallon ka ndarë në llogarinë e saj në Twitter një video që tregon sesi ajo doli me flokë të lagur jashtë dhe ato ngrinë.
Klipi i shkurtër tregon Taylor e cila qëndron në pragun e shtëpisë së saj ndërsa flokët i qëndrojnë vertikalisht të ngrira.
Videoja e shpërndarë në Twitter ka marrë mbi 1.62 milion shikime në kohën e publikimit (1 shkurt), ndërsa postimi vetë ka marrë mbi 12,500 “retweets” dhe 42,000 pëlqime.
Kujtojmë këtu që disa pjesë të SHBA-ve janë përfshirë nga masa të ftohta ajrore ndërkohë që temperaturat janë ulur deri në minus 40 gradë Celsius.