Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, pas sanksioneve të SHBA-së drejt Kosovës, gjegjësisht përjashtimit nga stërvitja ushtarake “Defender 23”.
Haradinaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti e Osmani përbrenda më pak se tri vitesh, e kanë kthyer Kosovën dhjetë vite mbrapsht. Kësisoj, ai ka kërkuar dorëheqjen e kryeministri.
“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato”.
“Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë ka deklaruar ai. Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot”.
“Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia ndërrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj”.