Njerëzit të cilët ne mbajmë afër në jetën tonë luajnë një rol madhor në atmosferën që krijojnë në të.
Dhe dashur pa dashur, e gjejmë veten në një marrëdhënie toksike, që pa e kuptuar ka filluar të ndikojë negativisht në mendimet, ndjenjat dhe jetën tonë.
Kjo ndodh në marrëdhënie shoqërore, romantike apo marrëdhënie në punë. Diçka që duhet theksuar është se jo gjithnjë në këto marrëdhënie ka mungesë dashurie, mirëkuptimi, respekti etj.
Thjesht sado të japin të dy personat, për njeri tjetrin thjesht nuk janë siç duhen.
Disa lidhje janë të tilla që në fillim, disa shfaqen me kalimin e kohës, disa na zhysin thellë pa e kuptuar.