Avokati Arbër Jashari ka thënë se “është lajmi i keq për drejtësinë vetëvrasja e të dyshuarit sepse i dyshuari është dashur të kapet i gjallë edhe të ballafaqohet me drejtësinë, të marrë dënimin e merituar ku dënimin do të ishte burgimi të përjetshëm”.
Sipas tij, doras është dashur që t’i vuaj pasojat për krimin makabër që ka bërë çdo ditë.
Doras i ka ikur drejtësie nëpërmjet vetëvrasje ka thënë Jashari.
Më tej ai ka thënë se është rasti i parë që një personi bënë vetëvrasje në duar e Policisë së Kosovës.
“Nëse policia ka bërë ndonjë lëshimi duhet t’i falet sepse është hera parë që është ballafaquar me një rast të tillë, por në të ardhmen është një rast që duhet ta mendojë që t’i zhvillojë kapacitete negociues”.
Ndërsa Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se detyra e Policës edhe sistemit të Drejtësisë është që personi në kërkim të sjelltë para Drejtësisë.
Sipas tij, Policia duhet gjithmonë ta këtë parasysh tiparet apo portretin krimogjen të personit.
“Policia ka pasur edhe me herët të dhënë për tiparet krimgjen të këtij personit në kërkimi”, ka thënë Ibishi.
Më tej, ai ka thënë se “polica e bllokon vendin pasi personi dihet se është i armatosur edhe të mos largohet nga ai vende edhe të mos paraqes rrezik për personat e tjerë .
“Nëse i dyshuari është i pozicionuar në shtëpi siç ishte rasti i sokol Halilit, atëherë policia e Kosovës e bën një grup negociatorësh me persona që kanë prirje për negocimi edhe të bindin personin që të dorëzohet”, ka theksuar ai.
Nëse dështojnë negociata duhet të thirren ekipet e policës elitë që të përgatitet ndërhyrja sipas Ibishit.