Është mirë ta kuptojmë drejt luftën në Ukrainë

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 21:21 | Nga Liri Loshi

Presidenti i Rusise, Vladimir Putin, e ka bere te qarte se lufta e tij me Ukrainen eshte per sigurine e Rusise, e cila sipas tij, po rrezikohet nga shtetet e ish paktit te Varshaves qe jane anetaresuar, ose pritet te anetaresohen ne Paktin e NATOS. Kjo, me e kuptu drejt, do me thene se Putin po don me e kriju nje tampon zone mes Federates Ruse dhe NATO-s. Dhe, kjo tampon zone do te jete pikerisht Ukraina. Ky objektiv ka gjasa reale qe te arrihet, jo per shkak te pavendosmerise se Ukraines per te rerzistuar, por per shkak te mungeses se strategjise aftagjate te SHBA-se dhe BE-se ne raport me Rusine. Ketu pra, pale te verteta te konfliktit jane Rusia dhe NATO. Fitorja e Putinit presupozon humbjen e NATO-s, apo deshtimin e saj per te krijuar ombrelle te sigurise per te gjitha vendet qe aspirojne vlerat perendimore. Ukraina eshte kurban i te dy paleve. Putini po vret njerezit e etnitetit te vet per ta frikesuar armikun e vertete, kurse SHBA-ja dhe BE-ja po sakrifikojne Ukrainen properendimore per ta ruajtur komoditetin e tyre.

Ne shqiptaret, nuk mund te bejme shume ketu, sepse kemi hallin tone, por duhet te nxjerrim mesimet tona per te ardhmen politike te vendit. Hapat trone politike varen shume nga pozicioni i Serbise ndaj agresionit rus, i cili pozicion per momentin eshte ambiguoz. Personalisht jam optimist se kjo lufte do ta forcoje pozicionin tone. Rusia eshte nje force e madhe ushtarake qe mund ta impresionoje krejt boten, por ne planin afatgjate ajo do te jete humbesja me e madhe per arsye me zgjatjen e konfliktit dhe sanksioneve ekonomike, ekonomia e saj do te bjere e kjo do te sjell edhe terheqjen e saj nga Ukraina. Putini nuk eshte i marre si Millosheviqi. Ai e di mire se cka e pret nese zgjate shume lufta, por po e shantazhon perendimin qe me leshu pe para kerkesave te tij ndaj NATOS.

Rendin e ri boteror e kane krijuar fuqite e medha ekonomike, se pari SHBA e pastaj Evropa. Kete rend nuk mund ta nderroje Putini. Por ate qe nuk mundet Rusia, nuk do te thote se nuk mundet as Kina, e cila eshte fuqi e madhe ekonomike e ne aleance me Rusine do te perbente rrezik te vertete per SHBA-ne dhe Europen. Tash per tash Kina duket ne pozite neutrale. Interes i Kines perseri eshte me shume SHBA-ja dhe Evropa, prej te cilave ajo e ka marre dhe vazhdon ta mabje fuqine ekonomike. Nderprerja e marrdhenieve ekonomike te Kines me SHBA-ne dhe Europen, do te thote kolaps akut i ekonomise kineze. Prandaj, mendoj se humbes i vertete do te jete Putini.
Amin!

Të ngjashme