Këngëtarja e njohur, Fatlume Popovci jo rrallë është komentuar për jetën private.
Fakti se nuk e ekspozon shumë këtë pjesë dhe në rrjete sociale shfaqet kryesisht me punë, ka çelur shtigje të thashethemeve se ajo është ndarë.
E si rrallë herë, Fatlumja ka vendosur të reagojë, duke u shfaqur krah bashkëshortit të saj duke mohuar çdo thashetheme.
Duket se martesa, pavarësisht fjalëve është e fortë.