Është në kërkim nga Policia e Kosovës, lajmërohet i riu nga arratia

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Isak Sfeqla, personi i shumë kërkuar nga Policia e Kosovës është lajmëruar nga arratia. Përmes një bisede telefonike Sfeqla deklaroi se publikimi i fotografisë së tij si person i arratisur ia ka shkatërruar jetën pasi që ai pretendon se e ka kryer dënimin. 34-vjeçari është shpallur në kërkim që më shumë se dy javë nga Policia Rajonale në Gjilan, pasi ka arritur të ikë nga vetura e Policisë derisa po dërgohej në Qendrën e Paraburgimit.

I arratisuri Isak Sfeqla ka kontaktuar Gazetën Insajderi për të rrëfyer pafajësinë e tij. Ai pretendon se i gjithë rasti i është montuar dhe nuk është arratisur nga policia.

Lexo Edhe:

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Pamje të reja nga momentet kur policia po negocionte me Sokol Halilin për …
Në një bisedë telefonike, Sfeqla akuzon policinë që kanë “maru filma” duke ia publikuar fotografinë e tij.

Ai deklaron se ndodhet jashtë Kosovës por nuk tregon detaje se ku saktësisht.

“Kam maru filma gjaja sikur unë jam arratisur. Ata krejt për tjetër sen o vlëla. Unë jam jashtë vendit. Kërkoj nga ju me ditë arsyen pse ma kanë qit foton. Ma kanë prish jetën, jam njeri familjar. Duhet me fol përmes juve me i nal këto sene. Për kurgjo hiç ma kanë qit fotot aty. S’po di çka janë këta njerëz a janë të trent. Gjinja po vrahen e çka s’po bonjë e mu për kurgjo hiç“, tha ai.

Policia thotë se është arratisur nga vetura e Policisë derisa po dërgohej në Qendrën e Paraburgimit, por ndryshe deklaron Sfeqla.

Ai thotë se e gjithë ngjarja ka qenë për një fjalosje me dy policë për një flet arrest.

“Për një fjalosje me dy polic gjatë arrestimit tim që e kisha pas një flet arrest. Me kanë paditë e me kanë qit në gjyq. Unë kam pas me shku po ma kanë qit tani foton”, u shpreh ai.

Si thotë se e ka ‘larë’ dënimin me burg duke thënë “zero, zero jam”.

“Unë kam qenë në burg e kam la krejt zero zero jam. Unë s’jam tu i ik as ligjit as shtetit. Ma kanë prish jetën”, tha ai.

Kush është Isak Sfeqla dhe për çfarë rasti dyshohet?

34-vjeçari që është shpallur në kërkim pasi ishte kapur më 22 nëntor në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, pasi ishte në listën e personave të kërkuar për një rast të mëhershëm. Ai u ndalua derisa një njësi policore po patrullonte në atë pjesë, me ç’rast pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Por gjatë arrestimit, 34-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar zyrtarët policorë, duke u thënë se do e shohin kush është ai në momentin që do të dalë nga burgu. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit kishte nxjerrë aktvendim atë ditë që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe më pas është bërë kërkesë për paraburgim.

Por pasi masa e sigurisë i ishte caktuar nga Gjykata, zyrtarët policorë nuk arritën ta dërgonin në qendrën e paraburgimit, pasi iu iku para syve të tyre. Kështu, i dyshuari ishte në duart e Policisë vetëm për dy ditë pasi ka arritur të zhduket sërish, duke shijuar lirinë në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON NË KËRKIM

NGA POLICIA E KOSOVËS

SFEQLA ( ISUF) ISAK

D.l.23.07.1988. NP 1173218911

KATEGORIA E VEPRES PENALE

“Arratisje e personit te privuar nga liria”

Adresa: Rr. ”Haxhi Zeka”, nr 85, MATI I Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policies në Gjilan, Stacioni Policor Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokuroriesë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit leshon këtë kërkesë për bashkpunim me qytetaret dhe me mediat.

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme