Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/Cadastral Map” nuk është duke punuar.
“Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për këtë çështje dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje thuhet se luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës.