Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se deficiti buxhetor është zvogëluar në nivel historik dhe kështu “është qepur thesi i shqyer”.
Bajrami ka shkruar se nga ky “thes i qepur” Qeveria për dy vjet ka dhënë 98 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në veri.
“Ka pas premtime edhe për këtë çështje si: ”askujt nuk do t’i paguhet energjia e shpenzuar”, por ka kohë që premtimet i ka marrë era”, ka shkruar ajo në Facebook.