Sot iu dha lamtumira e fundit komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri i cili ka ndërruar jetë të shtunën.
Kurse ceremonia e varrimit u zhvillua në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme me prezencën e figurave të larta politike, bashkëluftëtarëve, bashkëpunëtorëve të të ndierit.
Prezentë ishin edhe shumë qytetarë nga e gjithë Kosova.
Të shumta ishin telegramet e ngushëllimit që iu drejtuan familjarëve të luftëtarit Gani Imeri me rastin e vdekjes së tij.
Ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria Gani Imerit shquhej për urtësi e trimëri. “Guximi dhe kontributi i tij ishte i pa çmuar për lirinë e vendit”, është thënë nga të pranishmit e shumë gjatë ceremonisë së varrimit.