Diktatori, Francisco Franco, i cili drejtoi Spanjën me dorë të hekurt që prej vitit 1939 deri në vitin 1975 u zhvarros sot nga mauzoleu monumental dhe u rivarros pranë Madridit, 44 vjet pas fundit të regjimit, plagët e të cilit nuk janë mbyllur ende.
Mbërritur me helikopter në varrezën e Mingorrubios, në veri të Madridit, eshtrat e tij u rivarrosën përkrah bashkëshortes së tij në këtë vend shumë të fshehtë ku prehet gjithashtu dhe diktatori domenikan, Rafael Trujillo, vrarë në vitin 1961.
Të mbledhur pranë varrezës, rreth 200 nostalgjikë të regjimit kënduan himnin e partisë fashiste të Falanges, shtylla e regjimit të diktatorit që fitoi luftën e përgjakshme civile spanjolle (1936-1939).
“Lugina e të Rënëve”, ku ishte varrosur Franko, është si vend i shenjtë për të djathtën ekstreme.
I lindur në Galici, në një familje ushtarake, ai u bë gjenerali më i ri në Spanjë në vitet 1920. Pasi të majtët e Frontit Popullor erdhën në pushtet në vitin 1936, Franko dhe gjeneralët e tjerë nisën një revoltë që u kthye në një luftë civile 3-vjeçare.