Dyfishohet nga -2.6 miliardë euro 2020 në -5.4 miliarde euro 2023 deficiti tregtar për 3 vite në Kosovë! Deri në vitin 2020 kemi pasur një mesatare rreth -2,3 miliardë euro deficit në vit (vitet 2013-2020), por prej vitit 2020 deficiti ka eskaluar dramatikisht.
Për besfasi, qeveria e Kosovës nuk po zhvillon ende ndonjë program bindës për me adresu këtë problem të madh struktural të ekonomisë Kosovarë që po humbas dhe qet jashtë vendit cdo vit mbi – 5 miliardë euro! apo gjysmën e BPV.
Sot shiqova sa mundet me qenë deficiti tregtar në mallra për 2023. Kur qeveria nuk i publikon të dhënat me kohë, është një indikator që dicka edhe mund të fsheh nga publiku. Deficiti tregtar është DYFISHUAR nga viti 2020! Në vitin 2020 kemi pasur deficit në marrla prej 2,573 miliardë euro, ndërsa për vitin 2023 e kemi kaluar vlerën 5 miliardë euro! Deri në TM3 deficiti ka arritur vlerën 3.9 milairdë ndërsa vlerësimi im i bazuar është që TM 2023 deficiti mundet me arritë rreth 1,483 miliardë. Kjo e rritë, për herë të parë në histori të Kosovës deficitin në -5418.6 miliardë për vetëm një vit. Dhe kjo kalon edhe -50% e Bruto Produktit Vendor, të gjitha prodhimet dhe shërbimet që i bëjnë të gjitha bizneset Kosovare, për shkak të politikave jo të duhura, gjyma apo 50% e punëve humben jashtë me deficit tregtar.
Në vijim vlerat vjetore të deficitit tregtar në mallra:
2023 -5,418.60
2022 -4,287.20
2021 -3567.00
2020 -2,573.20
2019 -2,840.20
2018 -2,737.70
2017 -2,464.20
2016 -2,290.80
2015 -2,109.30
2014 -2,058.60
2013 -1,995.60