Eskalon burri i Albulena Haxhiut, pas vendimit të Gjykatës, përmend vdekje, trupa njerëzish dhe vrasje

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Alban Krasniqi, i burri i ministres së Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu ka bërë një reagim mjaft të ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin e tij që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër. 

Në statusin e tij ai ka përmendur “trupa njerëzish”, “vdekje” e “vrasje”, një gjuhë kjo mjaft e dhunshme.

Ai ka quajtur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese si “shkarravitës”, ndërkohë që i ka kërcënuar hapur duke thënë se “le ta dinë që nuk u falet!”, përcjell Periskopi.

“Më parë pranoj vdekjen time se sa vrasjen e demokracisë!” – ka thënë ai.

Në fakt, vendimi i Kushtetueses e konfirmon Kosovën si një vend me demokraci përfaqësuese.

Statusi i plotë:

Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje!
Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet!
Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë!
Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!

Të ngjashme