Anëtarja e PSD-së, Teuta Rrusta, dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur në emisionin Pressing në T7.
Të dy panelistët janë përplasur përgjatë disa minutave ku më pas moderatori është detyruar të ndërpresë mikrofonat e mysafirëve. Edhe pas ndërprerjes debati ka vazhduar ndërkohë që moderatori pauzoi emisionin duke shkuar në marketing.
Debati ka eskaluar kur janë përmendur shifrat me të cilat financohen partitë.
Gjinovci ka thënë se nuk kupton pse anëtarët e PSD-së po thirren vazhdimisht nëpër emisione.
“Unë e kam një shpjegim. Juve ju thërrasin pasi i shtyni përpara disa agjenda. Ku i merrni fondet ju së pari. Si i paguani Zgjimin, Dardanin e të tjerët”, tha ai.
Këtu ndërhyri Rrusta e cila tha se Gjinvco është bërë vegël e pushtetit ndërkohë që komentet për mjete i ka quajtur banale.
“Kështu pyesnit edhe për VV-në. Si i marrin fondet në vitet 2006, 2007. Po kthehemi prapë aty më duket. Por tani duket se ti Rroni je bërë vegël e pushtetit të ri.”, tha ajo.
“Nuk e di cili oligark ju paguan. Ku i merrni mjetet”, tha me zë të lartë Gjinovci.