Eskorta e presidentit të SHBA’së Donald Trump është përfshirë në një aksident zinxhir ku disa policë me motoçikleta janë lënduar.
Shtëpia e Bardhë ka thënë për gazetarët se disa oficerë të policisë janë aksidentuar në voztjen e eskortës së presidentit Trump afër aeroportit. Asnjë nga oficerët policorë nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë.
“Vetura e presidentit nuk është përfshirë në incident dhe Trump nuk është lënduar”, thotë deklarata zyrtare për gazetarë e Shtëpisë së Bardhë.
Incidenti ka ndodhur derisa Trump po udhëtonte nga aeroporti Chennault në Lake Charles, Luiziana në terminalin Camron LNG, që ndodhej diku 30 milje larg.