Estonia e ka arrestuar një person të dyshuar se është agjent i Rusisë, që operon kundër shtetit të Estonisë, ka njoftuar sot Zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Personi i arrestuar është shtetas rus dhe, pos tjerash, është i dyshuar për krim të ndërlidhur me kompjuter, ka thënë prokurorja, Inna Ombler.
Sipas saj, i dyshuari punonte për Shërimin e Sigurisë Federale të Rusisë (FSB), që është pasardhësi kryesor i KGB-së nga periudha sovjetike.
Ky person i dyshuar, që nuk është identifikuar, formalisht ishte akuzuar dje nga një gjykatë në kryeqytetin Talin.
Në vitet 2015 dhe 2016, tre persona në Estoni ishin dënuar me burg për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës së Rusisë.