Shteti i Estonisë ka bërë arrestimet e para lidhur me skandalin e pastrimit të parave që përfshinte bankën Danske, duke arrestuar 10 ish-punëtorë në degën estoneze të bankës.
Autoritetet në Danimarkë, Estoni, Britani të Madhe dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës po hetojnë pagesat që arrijnë në 200 miliardë euro të bëra përmes degës estoneze të bankës periudhën 2007 dhe 2015.
“Të martën, gjashtë vetë u arrestuan nga policia kriminale dhe katër të tjerë të mërkurën në mëngjes. Ka arsye për të dyshuar se me vetëdije kanë transferuar paratë e klientëve që ishin nën dyshimin e pastrimit të parave”, thuhet në deklaratën e prokurorit estonez.
Në një raport të publikuar në muajin shtator, Danske Bank tha se kishte raportuar se 42 ish-punëtorë dhe agjentë janë përfshirë në një aktivitet të dyshimtë.
Banka nuk ka konfirmuar se nëse 10 të burgosurit ishin në mesin e punëtorëve që janë arrestuar nga autoritetet estoneze.