Estonia mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët rusë

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Estonia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, ka njoftuar kryeministrja e këtij vendi, Kaja Kallas.

Kallas, u kërkoi vendeve të tjera të BE-së të ndjekin shembullin. Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Bullgaria gjithashtu kanë kufizime, transmeton Klankosova.tv

“Estonia po ndalon linjat ajrore ruse nga hapësira jonë ajrore. Ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk ka vend për avionët e shtetit agresor në qiejt demokratikë. #QëndroniMeUkrainë”, ka shkruar Kalllas në Twitter.

Të ngjashme