Sipas studiuesve të shumtë të gjuhës dhe historisë së shqiptarëve, shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve – ilirëve. Gjuha shqipe është vazhduese e gjuhës pellazge – ilire. Prandaj, edhe shumë toponime dhe mikroptoponime jo vetëm në nivel të trojeve shqiptare, por edhe në nivel mesdhetar, ashtu si edhe të Vushtrrisë me rrethinë, kanë gjenezë të mirëfilltë nga shqipja.
Prandaj, njëherë e përgjithmonë duhet të kuptojmë se, toponimet dhe mikrotoponimet e kohës antike dhe deri diku edhe mesjetare, janë të natyrës bujqësore, blegtorale, shpezore, malore, ujore etj… Andaj, nuk është për të çuditur pse toponimet e Ballkanit, pra edhe të Kosovës, janë të një natyre të tillë, dhe se kanë origjinë pellazgjike. Kështu, edhe emrat e shumicës së fshatrave të komunës së Vushtrrisë janë me toponimi pellazge – ilire – shqipe. Të marrim si shembull disa sosh, si: Dumnicë, Breznicë (komuna e Kastriotit), Fushnik (me gjasë Nadakoci), Bruznik, Reznik, Shallc, Strovc, Balincë, Vernicë, Pantinë, Maxhunaj, Druar, Ceceli, Bukosh, Kollë, Shtitaricë, Akrashticë, Zogorie, Artakoll, Permalinë.
T’i zbërthejmë përmes gjuhës shqipe:
- Akrashticë: Akra – Njësi për matjen e tokës, Shticë – shtegë = Shtegu ku bëhej matja (ndarja) e tokës në atë zone. Sqarim: Fjala “akër” sipas një versioni ka prejardhje nga anglishtja që, nënkuptonte një sipërfaqe toke e punuar brenda një dite duke përdorur një dëme apo ka.
- Artakoll (Regjion që shtrihet rrëze maleve të Qyqavicës): Ar – Ara, Te- te, Kol(l) – Kola (emër i krishterë) = Te ara e Kolës apo Arat e Kolës.
- Balincë: Bal – Ball, Incë-metatezë e emrit Nicë – Nika = Ball Nikajve.
- Breznicë: Brez-vijë, kufi; Nicë – Nika = Vija, kufiri që i ndan Nikajt
- Bruznik; Bruz-Buzë, afër; Nika = Buzë Nikajve
- Bukosh: Buk – bukë, osh- është = Toka në atë vend është shumë pjellore.
- Ceceli: Këtë toponim interesant, disa studiues e ndërlidhin me ishullin Sicilia në Itali! Ndërkaq, për gjenezën e toponimit Cecelia, Skënder Gashi shkruante: “Shna (Shën, IM) Cecelia ishte martire e Romës, virgjëreshë dhe shenjtore e cila që nga gjysma e dytë e shek. V nderohet për shenjtore e kishës katolike. Të dhëna të besueshme përkitazi me jetën e saj mungojnë. Sipas një legjende, kjo rridhte nga dera aristokrate e Cecilëve dhe bashkë me të fejuarin Valerian dhe të vëllanë e tij, të cilët kjo i paska pas bindur ta pranonin krishterimin dhe papa Urbani I i kishte pagëzuar për të tillë, u ekzekutua me prerje koke”.
- Druar: Dru – Dru, Ar – Ara, vend = Vendi apo ara ku ka shumë dru (Vend malor).
- Dumnicë: Dum – Dom, Nice – Nikë = Dom Nika – Priftë
- Fushnik: Fush – Fusha, Nikë – Nika = Fusha e Nikajve. Me këtë formë si duket në shekullin e XV, është quajtur Nadakoci.
- Kollë: Ko(u)llë – Kullë, ndërtesë e fortifikuar.
- Magjunaj: Magjunaj – Megjë, kufi. Ne mes të Domnikës dhe Fushnikut shtrihet një territor që quhet Maxhunaj, d.m.th. mexha, kufiri në mes të këtyre dy lokaliteteve.
- Pantinë: Pan – Shumë; Tinë – D(T)eon apo perëndi = Vend i shumë perëndive. Duhet të jepet një sqarim. Në kohën ilire, besimi fetar kryesisht ishte politeist, në shumë perëndi.
- Permalinë (Pjesa lindore e komunës së Vushtrrisë, shtrihet afërsisht në mes të Shalës, Llapit, Prishtinës dhe Artakollit): Per – Për, Malin – Mal = Përmal, në kuptimin se rrugët e asaj ane janë nëpër mal. Në Permalinë, mali kryesor është mali Gërdec(ç).
- Reznik: Rez – Rreze, Nika – Nika = Rreze Nikajve. Duhet kuptuar se forma NIK(Q)AJ është demunitiv për emrin e fisit KRASNIQ.
- Strofc: Strofc – Strof (Strofulli) apo Strall (gur stralli).
- Shallc: Shal – Shala.
- Shtitaricë: Shtit – shtegë, Ari – ara = Shtegu i arës.
- Vërnicë: Vër – Varre, Nicë – Nika = Varret e Nikajve.
- Zogorie: Zog – Zog, orie – ara, vendi = Ara apo vendi ku rrinë zogjtë.