Liderët e Etiopisë dhe Eritreas i kanë rihapur pikat kufitare mes njëra-tjetrës, për herë të parë pas 20 vjetësh.
Mijëra njerëz ishin dëshmitarë të ceremonisë së rihapjes së kufijve në Zalambessa, qytet kufitar në Etiopi që ishte rrënuar tërësisht gjatë konfliktit mes dy shteteve më 1998, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.
Ushtarë e civilë qëndruan skaj rrugës me flamuj në dorë përderisa kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, së bashku me presidentin e Eritreas, Isaias Afëerki, e hapën kufirin në ceremoninë zyrtare.
“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, tha Ruta Haddis, banor i qytetit Senafe afër kufirit.
“Nuk kam menduar se kjo do të ndodhë ndonjëherë”.
Lufta në kufirin mes dy shteteve afrikane përfundoi në vitin 2000 dhe pati mbi 80 mijë viktima.