Samuel Eto’o më 7 shtator vendosi t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike.
Sulmuesi legjendar filloi gjithçka te Real Madrid, por vëmendjen mori pas paraqitjeve të mira te Mallorca, për t’u transferuar pastaj te Barcelona dhe Inter.
Ish reprezentuesi nga Kameruni, në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ka folur për momentet më të mira të karrierës, e po ashtu edhe për lojtarin më të mirë në histori të futbollit.
“Kohën më të mirë kam pasur te Mallroca”, ka deklaruar Eto’o, përcjell lajmi.net.
“Kam fituar shumë trofe te Barcelona dhe Inter, por periudhën më të mirë kam pasur te Mallorca”.
Duke folur për futbollistin më të mirë në histori, ai tha: “Lionel Messi është më miri në histori për mua. Ai së fundmi fitoi çmimin The Best, dhe derisa luanin në Barcelonë, unë e rrita atë si djalë”.