Etrit Berisha rezulton pozitiv me Covid-19

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane SPAL ka njoftuar se ka bërë testin për koronavirus dhe në mesin e disa të infektuarve ka dal edhe portieri shqiptar Etrit Berisha.

Megjithatë, klubi ka vendosur të bëjë një rikontrollimi me tamponë për të gjithë grupin.

Berisha nuk ka luajtur në sfidën e fundit kundër Empolit por është parë në tribunë, i fokusuar nga mediat.

Dhe fakti që ai është shfaqur në tribunë të martën në mbrëmje, e përjashton mundësinë që portieri i Kombëtares të ketë rezultuar pozitiv duke bërë që ai të pritet të jetë titullar në ndeshjet e radhës së SPALIT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme