Euforia ka mbaruar, Anglia i kthehet realitetit

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 10:05 | Nga

Ka mundur të jetë dita më e madhe e jetëve të tyre, por futbollistët e skuadrës së Anglisë që luajtën në Kupën e Botës janë kthyer në shtëpi të dielën me euforinë që u krijua pas arritjes në gjysmëfinale.

Premier League e Anglisë nis pas vetëm katër javëve dhe lojtarët e drejtuar nga seleksionuesi Gareth Southgate, që ishin vlerësuar si heronj nacionalë vetëm disa ditë më parë, do t’u kthehen punëve të tyre të përditshme dhe do të vazhdojnë luftën për një vend titullari në klubet e tyre, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Në një ligë ku një pjesë e madhe e lojtarëve janë të importuar nga Evropa dhe përtej, të jesh anëtar i përfaqësueses së Anglisë nuk të garanton një vend titullari në klub.

Kjo e bën jetën më të vështirë për seleksionuesin e Anglisë, kështu që me gjithë optimizmin e krijuar pas tejkalimit të çdo pritjeje në Kupën e Botës në Rusi, Southgate është i vetëdijshëm për sfidat që e presin para.

“Ne kemi vetëm 33 për qind të lojtarëve në ligë për të zgjedhur nga ta. Ky është problem i madh për ne”, thotë Southgate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme