Në faqen zyrtare të Eurosong është shpallur radhitja përfundimtare e vendeve që do të prezantohen në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian të Muzikës. Eugent Bushpepa, me datë 8 maj, në Portugali do të këndojë i treti.
Azerbejxhani do ta hapë natën e parë, ndërsa Qiproja do të këndojë e fundit. Në natën e parë, krahas Eugentit do të garojë edhe Eleni Foureira – për Qipron, një shqiptare tjetër në këtë Eurovizion.
Në gjysmëfinalen e dytë, me 10 maj, mbrëmja hapet me Alexander Rybak nga Novergjia dhe përfundon me këngën nga Ukraina. Janë 19 këngë që do të garojnë në gjysmëfinale në Eurovizion , ndërsa vetëm 10 prej tyre do të futen në finale.
Këngëtari shqiptar do të prezantohet me këngën mall “Mall”, që është një kompozim i veti, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Kjo këngë fitoi në festivalin e 56-të në RTSH, dhe automatikisht fitoi të drejtën e garës në Eurosong.