EULEX-i nuk ka prezencë të vazhdueshme statike të sigurisë në urën e Ibrit

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Për të kuptuar më mirë situatën, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta mobile të vëzhgimit në baza 24/7, duke përfshirë – por pa u kufizuar në – afërsinë e urës, deklarojnë nga ky mision për KlanKosova.tv, lidhur me çështjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se dëshirojnë të theksojnë që EULEX-i nuk ka prezencë të vazhdueshme statike të sigurisë në urë.

“EULEX-i kryen patrullat e veta të vëzhgimit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në përputhje me mekanizmin reagues të sigurisë me tre nivele të Kosovës, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë”, thuhet tutje në përgjigjen e EULEX-it për KlanKosova.tv.

Të ngjashme