EULEX-i shpëton një familje në veri, vetura i kishte rënë në një kanal

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Misioni EULEX ka njoftuar të hënën se gjatë patrullimit në veri të Kosovës, anëtarët e EULEX-it shpëtuan një familje vetura e së cilës kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal anash rrugës.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, EULEX ka bërë të ditur se Njësia Policore e Specializuar, në orët e hershme të së dielës, kishin shpëtuar çiftin që po udhëtonin me fëmijën e tyre 3 vjeçar.

“Gjatë patrullimit vëzhgues në pjesën veriore të Kosovës, në orët e hershme të datës 26 nëntor, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it e shpëtuan një çift që po udhëtonte me fëmijën e tyre 3-vjeçar, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme