EULEX mirëpret pushimin e hetimeve rreth pretendimeve për korrupsion brenda misionit

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 17:41 | Nga

Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE e vlerësojnë aktvendimin e sotëm për pushimin e hetimeve penale në një rast të PSRK-së, ku u hodhën poshtë akuzat për veprat e dhënies dhe marrjes së ryshfetit kundër katër të pandehurve.

“Ne e mirëpresim faktin se ndaj këtij rasti të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it janë zhvilluar hetime të thukëta nga një ekip i përzier i prokurorëve i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendas”, thuhet në njoftim.

Siç është theksuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, provat e mbledhura përgjatë këtyre hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco Florit nuk ka kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij.

“Ne shprehim kënaqësinë që Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës e ka theksuar qartë se në bazë të provave, gjyqtari i EULEX-it Florit nuk e ka kryer veprën penale të kërkimit apo marrje të ryshfetit. Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE besojnë në rikthimin e plotë të integritetit të ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të EULEX-it”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme