Ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është liruar nga Gjykata Speciale për të bërë një vizitë treditëshe në Kosovë.
EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.
“Ne [EULEX] dhe Policia e Kosovës jemi në asistencë të Gjykatës Speciale”, është shprehur Zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.
Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se arsyeja pse Veseli është liruar ka të bëjë me familjen e tij.