EURO 2024: Edhe sot dy ndeshje interesante, kush do të shkojë në çerekfinale?

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian vazhdon edhe sot me ndeshje interesante.

Nga ora 18:00, Franca përballet me Belgjikën për një vend në tetë skuadrat më të mira të Evropës.

Franca nuk bindi në fazën e grupeve, duke fituar një ndeshje dhe barazuar në dy tjera, teksa shënoi një gol nga penalltia dhe një autogol.

E nuk bindi as Belgjika, që u kualifikua tutje me shumë probleme, pas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje.

Nga ora 21:00, Portugalia ndeshet me Slloveninë. Cristiano Ronaldo me shokë janë favorit në letër për ta fituar këtë ndeshje, megjithatë në këtë Evropian ka pasur edhe befasi.

Mbetet të shihet kush do të jenë çerekfinalistët e radhës.

Të ngjashme