Monedha europiane vijon të zhvlerësohet në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të kursit të këmbimit euro është në 132 lekë, ndërsa në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të mërkurën me 131.57 lekë. Vetëm në një ditë, ulja është gati 0.3 lekë.
Prej pak ditësh monedha europiane, ka vlerën më të ulët në treg në dhjetë vitet e fundit.
Pa ndonjë shpjegim të saktë, edhe dollari amerikan ka shënuar zhvlerësim në treg, duke u këmbyer në më pak se 107 lekë.
Mbiçmimi i lekut, po vjen në një periudhë kur faktorët sezonalë, si turizmi nuk janë të pranishëm, ndërsa duket se qarkullimi i monedhave të huaja në treg vijon të jetë i lartë.