Eurodeputetët e pyesin për Asociacionin, Bislimi: Është një institucion joqeveritar, mundëson vetëm koordinim

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pyetur nga eurodeputetët për çështjen e Asociacionit në marrëveshjen e djeshme, për të cilën më herët Bislimi tha se pala kosovare ishte pajtuar me të.

Bislimi ka shpjeguar se çka nënkupton Asociacioni, sipas propozimit të BE-së.

“Marrëveshjet e tanishme vetëm e listojnë një mekanizëm që mundëson një koordinim midis komunave me shumicë serbe në një format të Asociacionit, i cili do të jetë një institucion joqeveritar”.

Ai tha se me të nuk parashihet autonomi për ndonjë pjesë të vendit.

Të ngjashme