Shqetësimin e saj e ndau edhe në rrjetin social Twitter.
Eurodeputetja e parlamentit evropian, Tanja Fajon, kështu dënoi sulmet e politikës serbe ndaj zërave kritikë në Beograd.
Bile raportuesja për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian, tha se këtë Serbi nuk e do në familjen evropiane.
Kjo është shuplaka e dytë brenda muajit që shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia, merr nga një eurodeputet, që ka për detyrë ta mbulojë Kosovën.
Në fund të muajit të kaluar edhe Igor Sholtes, poashtu raportues për Kosovën, e kaloi një amendament ku thuhej se njohja e gjenocidit të Srebrenicës nga ana e Serbisë është kusht themelor drejt anëtarësimit në BE.