Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka folur për ‘non-papers’, në të cilin parashihet që veriu i Mitrovicës të jetë pjesë autonome e Serbisë dhe komunave me shumicë serbe t’u jepen kompetenca ekzekutive.
Mandl tha se ka forca që dëshirojnë ta ndajnë Evropën, dhe sipas tij, këta non-papers, janë disa prej tyre.
“Asgjë, ato nuk zgjojnë interesim për mua dhe punën parlamentare time, I nxis të gjithë zyrtarët që të bazohen në ‘letra’ dhe jo në ‘jo-letra’. Ka shumë dokumente duke përfshirë raportin për Kosovës në PE tek të cilat duhet të bazohemi. Duhet ta kuptoni që ka forca që duan ta ndajnë Evropën. Duan të na ndajnë. Një përpjeke e tillë në këtë fushë janë “non-papers”. Ne nuk duhet të futemi në lojën e ‘nonpapers’, por duhet të mbështetemi në dokumente, argumente, fakte dhe shifra”, tha ai në Kanal10.
“Ka zyrtarë të besueshëm në Kosovë, Serbi e BE- dhe të bazohemi në dëshirën për mirëkuptim dhe paqe. Këto ‘nonpapers’ kërkojnë të kundërtën, nuk e duan lirinë, paqen e mirëkuptimin, por duan të na lëndojnë dhe të naq ndajnë”, shtoi ai.