Eurodeputeti bullgar e quan Vuçiqin “shovinist si Putini”

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, ka reaguar pasi NATO ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosje të 1 mijë trupave në territorin e Republikës së Kosovës.

Dzhambaski ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë.

Politikani bullgar tutje ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit dhe shton se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dzhambaski.

Të ngjashme