Eurodeputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se e mbështet Kosovën në rrugën e saj të liberalizimit të vizave.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ai e mbështet Kosovën edhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodh tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend”, ka thënë Beyer.