Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder vlerësoi progresin e dukshëm që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit.
Ai theksoi se vendi ka njohur zhvillime të rëndësishme, veçanërisht në përmirësimin e standardit të jetesës në kryeqytet.
“E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe shoh zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Mendoj se është e rëndësishme kur flasim për procese që do të na lidhin në ardhmen dhe të vlerësojmë procesin që kemi bërë deri më tani. Po të shkojmë në Tiranë, do të shohim përmirësimin e standardit të jetesës dhe sesa shumë është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Por ne duhet të shohim që procesi i zgjerimit, nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, por ka të bëjë me të gjithë vendin dhe zhvillimet që kanë ndodhur në të gjithë vendin.
Politika sjell disa çështje që duhet të diskutohet. Procesi i zgjerimit euorpian në fakt është me shumë zhvillime”, tha Andreas Schieder.