33 persona janë arrestuar nga policia italiane dhe spanjolle. Me ndihmën e EUROPOL-it është shkatërruar banda kriminale e cila merrej me trafikim të drogës dhe pastrimit të parave.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe shqiptarë.
Gjatë operacionit të EUROPOL-it janë sekuestruar edhe 18.5 milionë euro asete.
Grupi kriminal përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo rrjetë komplekse kompanish lejonte që krimi i organizuar të maskonte burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe të shmangte zbulimin e tyre, thuhet në njoftimin e EUROPOL-it.
E për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.
EUROPOL ishte në përcjellje të bandës kriminale që prej vitit 2020.