Eurovision 2026 – 35 vende marrin pjesë në konkurs këtë vit, Shqipëria e para në listë

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht janë konfirmuar vendet që do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2026.

Edicioni i sivjetëm pritet të mbahet në Vjenë, duke pasur parasysh që ishte Austria ajo që rrëmbeu e fundit trofeun e madh, transmeton Sinjali.

Pas tërheqjeve që ndodhën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs, janë 35.

Fatkeqësisht, rezulton është numri më i ulët i pjesëmarrjeve në historinë e këtij konkursi muzikor.

Sipas postimit në faqen zyrtare të Eurovision në Instagram, vendet janë: Shqipëria, Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Serbia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Eventi i 70-vjetorit do të zhvillohet në maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 16 maj.

Të ngjashme