Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2022” që mbahet nga 10 deri më 14 maj.
Por, një foto e Ronelës e publikuar nga faqja zyrtare e “Eurovsion” në Instagram nga provat e Ronelës në Torino të Italisë ka marrë gjithë vëmendjen.
Për këtë situatë ka dhënë sqarime një nga përfaqësuesit e delegacionit të Shqipërisë në “Eurovison” këngëtari Ardit Çuni gjatë një bisede ‘live’ me gazetarin Willima Lee Adams.
Çuni u shpreh se fotoja kryesore është fshirë, por asgjë nga performanca e Ronelës nuk është ndryshuar apo censuruar.
“Mund të konfirmoj se janë fshirë fotot dhe kemi kërkuara një përgjigje zyrtare për arsyet, por fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18. Megjithëse kjo ishte një moment i vetëm nga e gjithë videoja. Kur u pa video u vendosë që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot më vonë, por sa i përket videos nuk do të ketë asnjë censurim dhe Ronela do të ketë performancën që ka përgatitur që nga fillimi”, ka deklaruar Arditi.
Kujtojmë që Shqipëria me Ronela Hajatin si përfaqësuese do të prezantohet e para në natën e parë gjysmëfinalen të festivalit.