Eurovisioni

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 12:54 | Nga Daut Dauti

“Duje” është këngë e dobët në të gjitha aspektet. Mbi të gjitha, aspekti vizuel (korreografia) ishte katastrofal. Prandaj, është sukses që shkoi në finale.

Është me rëndësi të shikohet se kush votoi për Shqipërinë në këtë garë. Pikët e publikut erdhën nga shtetet ku jetojnë shqiptarët: Zvicra, Gjermania, Italia, Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Belgjika. Eurovisioni është edhe çështje patriotike. Shqiptarët në Zvicër gjithmonë e kryejnë këtë detyrë sikur edhe kësaj here me pikë maksimale. Megjithatë, nga vendet tjera ku ka poashtu shumë shqiptarë, nuk erdhi asnjë pikë. Kjo bënë me dije se kjo këngë dikund është bojkotuar.

Duhet llogaritur se si votoi juria (ekspertët), e cila gjë është e rëndësishme. Shqipëria këtu mori pikë nga juria e Azerbejxhanit (8 ), Rumania (5), Greqia (3), Moldavia (1). Po në këto vende, përfshirë Maltën, Shqipëria mori vota edhe nga publiku edhepse, pos Greqisë, atje nuk ka shqiptarë. Këtu ‘Duje’ merr vota për shkak se kënga është pjesë e rrethit kulturor ku graviton Shqipëria. Pra, muzika popullore dhe folklorike, në të cilën bazohet ‘Duje’, tingëllon e njohur në veshët e njerëzve të këtyre shteteve që në fakt nuk janë pjesë e Evropës Perëndimore.

Nëse Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë sukses në Eurovision, duhet ta përsërisin rastin e Rona Nishliut dhe mënyrën e komponimit të këngëve siç ishte ‘Suus’.

Suedezja Lorine Zineb Nora Talhaoui, me origjinë marokiane (berbero-arabe), nuk e ka fituar rastësisht këtë garë dy herë. Ka qenë e ditur që kjo është fituese disa ditë para garës.

Të ngjashme