Eva Longoria e vendosi pemën e saj të Krishtlindjeve në një plazh të Meksikës
Aktorja 41-vjeçare shpërndau me fansat një video në Snapchat që tregonte pemën e zbukuruar duke qëndruar në rërë, me në sfond dallgët e oqeanit.
“Pema e Krishtlindjeve është në rërë. E nxorëm nga shtëpia. Njerëzit mendonin se jam çmendur”, tha Eva në video.
Eva Longoria mund të shihet në ekranin e madh në maj të vitit të ardhshëm, me dramën “Lowriders”.