Një shpërngulje në shkallë të gjerë do të bëhet në Berlin të premten në mëngjes për t’u lejuar ekspertëve ta largojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore. Banorët e dërtesave do të largohen nga ora 09:00 në një largësi prej 800m nga vendi ku u zbulua bomba.
Zona përfshin ministritë e qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit. Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.
Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.
Kuptohet që operacioni për të larguar pajisjen do të zhvillohet rreth mesditës. Tegeli, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.
Gjithashtu, në shtatorin e kaluar, pacientët në spitalet e Frankfurtit u evakuuan për të lejuar shpërthimin e kontrolluar të një tjetër bombe të madhe të kohës së luftës.