“Evermore” nga Taylor Swift rikthehet në pozitën e parë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Albumi i ri i Taylor Swiftit, “Evermore”, është sërish në pozitën e parë në top-listën e “Billlboard”. Pas një jave në krye të listës, e humbi këtë pozitë për t’u rikthyer me kryesim për tri javë rresht.

“Evermore” është albumi i nëntë i këngëtares 31-vjeçare. Një suksesi të tillë i janë gëzuar edhe adhuruesit e vetë këngëtares.

Swift, nga të gjitha projektet përgjatë viteve, ka kaluar gjithsej 51 javë në pozitën e parë, duke e renditur kështu si artisten e katërt me radhë me më së shumti javë në krye të top-listës.

Të vetmit artistë që kanë kryesuar më gjatë top-listat është grupi “The Beatles” me 132 javë, Elvis Presley me 67 javë dhe Garth Brooks me 52 javë në pozitë të parë përgjatë historisë së “Billboard”.

Të ngjashme