Evertoni është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Ivan Perishqin.
Mesfushori i Interit, mund të largohet pasi nuk është i kënaqur me situatën në klub.
Mediat italiane kanë raportuar të hënën se trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e dëshiron me çdo kusht kroatin.
Klubi anglez e ka kërkuar Perishiqin në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Perishiqi këtë sezon me Interin ka 18 paraqitje në Serie A, duke shënuar një gol dhe asistuar tri herë.