Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për portierin e Juventusit, polakun Wojciech Szczesnyn ka raportuar të mërkurën sajti italian “Tuttomercatoweb”.
Mësohet se Evertoni po e sheh Szczesnyn si përforcim të duhur dhe është i gatshëm që për transferimin e tij gjatë kësaj vere, të ofrojë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.
Te Juventusi, janë të hapur për të gjitha ofertat që vijnë për portierin 31-vjeçari pasi ekipi nga Torino po synon transferimin e Gianluigi Donnarummas, të cilit i skadon kontrata pas përfundimit të sezonit aktual.
Szczesny është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë edicion ka 35 paraqitje në të gjitha garat kurse karrierë ka bërë edhe te Arsenali e Roma.